Musa: Jemi kthyer në komunizëm, shtetin e ka bllokuar Albin Kurti

- Advertisement -

Avokati, Skënder Musa ka komentuar situatën politike në vend, duke thënë se Kosova po kthehet në ‘mesjetë’ ku një njeri ka qeverisur shtetin.

Musa në “Rubikon” në Klan Kosova tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti po bllokon formimin e institucioneve të vendit.

Ai tha se nëse Kosova shkon sërish në zgjedhje, askush nuk mund të marrë 70 apo 80% të votave.

“Përveç ligjeve dhe Kushtetutës ka dhe praktika parlamentare që zbatohen në vende ku ka demokraci, ku ka zbatim të ligjit. Ne jemi kthyer mund të them në kohë të mesjetës ku një njeri ka qeverisë. Në kohë të komunizmit, Kushtetuta ka qenë dekor në emër të popullit, ka votuar populli dhe tash pasi më ka votuar populli bëj çka të dua… Sa i përket çështjes kush po e bllokon shtetin, këtu s’ka filozofi hiç, as s’është aspekt politik, as aspekt juridik, këtu shtetin e krijimin e institucioneve po e bllokon Albin Kurti, nuk e di çka po don edhe në dhjetor me i mbajt zgjedhjet, kur janë diaspora nuk mundet me i marrë 70% as 80%”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit