Analistja Meliza Haradinaj ka thënë që Lëvizja Vetëvendosje po tregohet hipokrite në situatën me Listën Serbe.
Haradinaj tha se nëse LVV-ja nuk do ta donte në Kuvend Listën Serbe, atëherë nuk do ta votonte në KQZ.
“Kemi hyrë në një terren të paqartë dhe nëse partitë politike nuk merren vesh bashkërisht që ta tejkalojnë këtë situatë, të merren vesh që është për dëmin që e kanë bërë, për me shkeljen e afateve që e kanë bërë, të vazhdojnë me konstituim dhe të mos e sfidojnë më pastaj të na humbin kohë me interpretime të reja nga Gjykata Kushtetuese atëherë kjo do të ishte ndoshta pozitive”, ka thënë Haradinaj në Rubikon të Klan Kosovës.
“Mirëpo edhe këtë nuk e shoh duke i parë dinamikat politike që po ndodhin dhe kjo që ndodhi me Listën Serbe, do të thotë, e parë nga Lëvizja Vetëvendosje sepse po të mos e donte Listën Serbe në Kuvend nuk do të votonte në KQZ vetëm katër muaj pas agresionit në bazë që ta rivalidojë sistemi politik elektoral Listën Serbe në KQZ dhe duke i dhënë fonde vetëm e vetëm për të mos i rrezikuar fondet e saj të partisë”.
“Do të ishte valide ajo që u tha dje, po të mos i bënin veprimet e më përpara që për interesat e tyre financiare të mos e sfidonin fare vendimin që KQZ-ja t’i ndajë fonde Listës Serbe. Prandaj të gjitha këto nëse për dikë që i sheh zhvillimet pak më me një diametër më të gjerë kohor, atëherë e sheh që është një hipokrizi edhe një papërgjegjësi e njohur tanë për partitë politike, por në veçanti për Lëvizjen Vetëvendosje”.






