15.7 C
New York
Friday, October 11, 2024

Buy now

Kuçi: Interesi nacional mbrohet duke i ruajtur partnerët

- Advertisement -

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka folur mbi qasjen e shtetit të Kosovës, me aleatët, veçanërisht me SHBA-të.

Kuçi tha se Kosova duhet të ketë kujdes në raport me aleatët, pasi për dallim nga Serbia, ne nuk kemi alternativa.

“Kosova deri këtu nuk është vetëm punë e mirënjohjes përballë Perëndimit, është punë e qëndrueshmërisë sonë. Edhe në të ardhmen korrektimi ynë, politika jonë me Perëndimin, unë e di dhe jam i vetëdijshëm, bashkë besoj edhe qytetarët tanë, ambiciet tona janë më të mëdha se që i ka Perëndimi për Kosovën, dhe unë mendoj se sot kemi një pozicion të tillë që Perëndimi po e quan prapë kompromis, ky kompromis po kërkohet nga miqtë tanë. Serbia po sillet sikur fëmijë i prindërve të divorcuar, nganjëherë me Rusinë nganjëherë më anën tjetër, por ne e kemi vetëm një alternativë, ne e kemi një pjesë të botës që e udhëheqë SHBA-ja që janë tregu shumë miq me ne, besoj që edhe në të ardhmen janë njëjtë që po na kërkojnë një kompromis, në anën tjetër e kemi botën tjetër që kompromisin e kërkojnë në tërësi, Serbia ka aleatë që bëjnë çka u thotë Serbia, ne kemi aleatë që ne duhet të bëjmë çka na kërkojnë ata dhe unë e di që ka pak frustrim, por duhet të kemi kujdes se cili është rezultati final”, tha ai në Rubikon të Klan Kosovës.

Tutje ish-zëvendëskryeministri tha se interesi i shtetit mbrohet duke bërë kohezion nacional dhe duke ruajtur partnerët.

“Nuk mjafton vetëm kohezioni nacional, nuk mjafton vetëm vullneti ynë, duhet edhe mbështetja ndërkombëtare, ne nuk duhet të tentojmë ta emitojmë Serbinë dhe nuk duhet të tentojmë që ta bindim Serbinë përballë Kosovës, ne duhet të bindim partnerët ndërkombëtar, kur ne i bindim partnerët ndërkombëtar ata e bindin Serbinë”. /Klankosova.tv

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit