Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se e premtja do të sjellë mot më të freskët, me intervale me diell dhe vranësira të ndryshueshme.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 13°C, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 25 deri në 30°C.
Rënia më e theksuar e temperaturave maksimale pritet në zonat malore, ku kushtet do të jenë më të freskëta.
“Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë”, thekson ky Institut.






