Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmekolli, e ka dënuar gjuhen fyese të deputetit të VV-së, Fatos Geci, ndaj nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku.
Ajo nuk e ka kursyer gjuhen ndaj deputetit Geci.
Në profilin e saj në Facebook, Tërmkolli ka shkruar se vetëm një deputet debill dhe analfabet mund të fyej një grua deputete në Kuvend.
“Duhet me kanë jo shtazë, se edhe shtaza ka pak mend, por duhet me kanë specie monstruoze e laboratorit të Frankenshtajnit me thanë diçka të tillë një deputet debill, analfabet për një deputete grua- femër, në të njëjtin Kuvend! Kjo është LVV, kjo është LDK “rugoviane”, është “Guxo” me kanë në fund të fundit anti- Kosovë e anti- shqiptarë! E knaqën Beligradin e hajt!”, ka shkruar Tërmkolli.






