Kerçeli i VV-së mohon se ia ka shkruar fjalimin deputetit Geci: Unë lutem çdo ditë që ish-krerët e UÇK-së të lirohen

- Advertisement -

Deputeti i VV-së, Ilir Kerçeli, ka reaguar në lidhje me përmendjen e emrit të tij për fjalimin e deputetit Fatos Geci kundër Hashim Thaçit.

Ai ka mohuar se ia ka shkruar fjalimin deputetit Geci.

Përmes një video të postuar në profilin e tij në Facebook, ai ka thënë se qëndrimi i tij për ish-krerët e UÇK-së dihet.

Deputeti i VV-së ka thënë se lutet çdo ditë që ata të lirohen sa më parë.

Kam qenë në vizitë në Hagë në vitin e parë të paraburgimit, ku kam vizituar të gjithë të paraburgosurit. Në dy protestat e organizuar kam bërë thirrje publike për pjesëmarrje dhe kam marrë pjesë edhe vetë. Para disa jave në komisionin për buxhet dhe financa kam votuar për buxhet shtesë për të akuzuarit në Hagë. E lutem sot e çdo ditë që sa më parë të lirohen e të kthen pranë familjeve të tyre”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit