Eugen Cakolli nga KDI ka treguar datat që do të mund të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, nëse dështon zgjedhja e presidentit.
Ai ka bërë me dije si data kushtetuese shihen 31 maj ose qershori
“Në rast se nuk do ketë përfshirje të Kushtetueses me ndonjë lëndë, ekzistojnë dy data: 7 qershor dhe 31 maj, si datat e vetme kushtetuese”, ka deklaruar Cakolli.
Ai ka treguar edhe në ndikim që mund të ketë në këto zgjedhje.
“Por, cilado që të jetë data, diçka dihet me siguri: disa nga komisionerët që numëruan vota në zgjedhjet e fundit, tani zgjedhjet e reja potenciale, ka mundësi t’i presin në paraburgim. Ky precedent, pritet që të ketë jopak ndikim, në perceptimin publik”, ka vlerësuar ai.






