15.8 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Tërhiqen konsujt e përgjithshëm të karrierës, e lihen të paprekur ata jashtëligjor politik

- Advertisement -

Nga burime brenda MPJD merret vesh që Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla-Schwarz kanë tërhequr dekretet edhe për dy diplomatë të karrierës, një Konsull të Përgjithshëm dhe një ambasador, para përfundimit të mandatit të tyre. Por paradoksi është që nuk preken Konsujt e Përgjithshëm politikë të ciët ishin kritikuar nga qeveria e tanishme deri sa ishte në opozitë si të jashtëligjshëm dhe akuzonte për politizim të konsullatave. Me këtë, shumë konsullata mbeten pa drejtues, përkatësisht Konsuj të Përgjithshëm.


Pas tёrheqjes sё Konsulles sё Pёrgjithshme nga Konsullata e Pёrgjithshme e Kosovёs nё Frankfurt am Main tё Gjermanisё, MPJD si duket ka harruar se atje ka njё përfaqësi diplomatike, përkatësisht Konsullatё tё Pёrgjithshme dhe fare nuk ёshtё marrё me emrimin e Konsullit tё Pёrgjithshёm atje. Njëjtё sikur me ambasadat tё cilat u lanё pa ambasador kohё tё gjatё, veprohet edhe me Konsullatёn e Përgjithshme nё Frankfurt am Main tё Gjermanisё. Konsullata e Pёrgjithshme e cila ka rrethin mё tё gjerё konsullorё dhe mbulon Landet Hessen, Nordrhein-Westfalen, Rheinland-Pfalz dhe Saarland, ka humbur fare nga fokusi i pёrfaqёsimit. Me mungesёn e konsullit tё pёrgjithshёm bie pesha e konsullatёs sё pёrgjithshme si institucion dhe natyrisht se humb nga fokusi dhe interesi i shtetit pritёs. Me kёtё automatikisht humbet edhe dukja e shtetit dhe mbrojtja e interesave nё kёto Republika. Pra, tani konsullata e pёrgjithshme nё Frankfurt am Main ёshtё vetёm njё zyre ofiqarie, por nuk luan asnjё rol diplomatik.

Interesant ёshtё fakti qё konsullatat shihen vetёm si institucione qё duhet tё kryejnё shёrbime ofiqarie pёr shtetasit dhe me kёtё përceptim automatikisht i humbet edhe kuptimi i njё pёrfaqёsie diplomatike. Krejt kjo për shkak të mungesës së njohurive për rolin e tyre edhe nga vet udhëheqësit e diplomacisë. Kjo edhe ka bёrё qё nё konsullata janё dёrguar dhe dёrgohen edhe mё tutje persona qё fare nuk i pёrmbushin kriteret bazё. Duke parё konsullatёn si tё tillё, vёrehet qё nё shumё konsullata tona asnjё nga stafi i dёrguar nuk njeh gjuhёn e vendit. Interesant ёshtё fakti qё sidomos nё konsullata, pёr shkak tё natyrёs sё punёs, komunikimi bёhet kryesisht me gjuhёn e vendit andaj gjuha në të folur dhe të shkruar do duhej të ishte prioritet. Ёshtё tejet tragjike qё momentalisht nё shumicёn e konsullave tona madje edhe disa Konsuj tё Pёrgjithshёm nuk kanё asnjё njohuri bazё pёr vendin e tё mos flasim pёr njohuri tё gjuhёs sё vendit. Madje edhe të tillë që flasin vetëm gjuhën amtare. Kjo në disa konsullata ka shkaktuar edhe pasojën e mosmundësisë së përfaqësimit dhe prezentimit të shtetit. Madje ka raste ku Konsulli i Përgjithshëm kurrë nuk ka komunikuar me organet e shtetit. E për konsullin e përgjithshëm, i cili udhëheqë dhe duhet të meret edhe me diplomaci politike, ekonomike, kulturore etj., në regjionin e akredituar, kriteri numër një do të duhej të ishte njohja e gjuhës së vendit e në rastin të mungesës së kuadrove, së paku e asaj angleze. Mosnjohja e gjuhës do mund të tolerohej për stafin tjetër, por kurrsesi për udhëheqësit.

Nëse e marim si shembull Gjermaninё, sipas njohёsve tё çёshtjes, pёrfaqёsimi i denjё nё Lande ndikon mjaft shumё edhe nё vet federatё dhe nё parlamentin Gjerman. Kjo për arsye të numrit të madh të deputetëve në Lande të ndryshme e që janë përfaqësues të Bundestagut e me të ciët do mund të krijohej një rrjet i mirë. Si shembull meret procesi i njohjes sё patentёve tё shoferit nga Gjermania, njё iniciativё e filluar qё nga viti 2015, pёr arsye se vendimi merret varёsisht nga votimi i Landeve. Pёrfaqёsimi i denjё me njё Konsull tё Pёrgjithshёm do tё ndikonte shumё me lobim nё Landet pёrkatёse tё cilat hezitojnё tё njohin patentёt. Por ky ёshtё vetёm njё shembull.

Sipas burimeve brenda MPJD deri mё tani nuk duket tё ketё disponim politik pёr mbulimin e pozitave vakante me njerёz tё pёrgatitur mirё edhe pse brenda MPJD ka mjaft tё tillё, madje edhe tё mbikualifikuar.

Bazuar nё burime nga brenda MPJD vullneti politik ёshtё edhe njё nga arsyet e mostёrheqjes sё konsujve politik, të cilët përpos një rasti, kryesisht nuk kanë shkëlqyer me përfaqësim, emërimi i tё cilёve nga partia nё pushtet ishte kritikuar tejet shumё si i jashtёligjshёm. Pamundёsia ligjore e emёrimit tё konsujve tё pёrgjithshёm politik dhe paragjykimet qё ka pushteti pёr stafin e karrierës brenda MPJD po e hendikepojnё MPJD pёr mbulimin e pozitave vakante, e stafi nga Ministria e fuzionuar e Diasporёs nuk plotёson kriteriet pёr diplomaci. Kjo pёr arsye tё mungesës së gradave edhe përvojës në diplomaci, por edhe trajnimeve pёr diplomatё.

Gazeta Metro pati raportuar për emrimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Akdemisë Diplomatike, pa pёrmbushje tё kritereve, person i cili njёkohёsisht ushtron edhe detyrёn e sekretarit tё pёrgjithshёm tё MPJD-sё, vetëm pse ishte bashkëshorti i këshilltares komunale të VV’së në Rahovec.

Disponimi duket të jetë veprimi i njëjtë si i ministres paraprake Meliza Haradinaj, e cila duke dashur të bëj lajm mediatik, tërhoqi diplomatët me grada të larta dhe zëvendësoj ata me diplmatë gradash të ulta, duke shkaktuar kështu konfuzion në shtetet pritëse, sepse nga shteti pritës kuptohej si rënie e rëndësisë së atyre shteteve. E dallimi në mes të një Konsullate dhe Konsullate të Përgjitshme është thjesht niveli më i ngritur i përfaqësimit, andaj edhe Konsulli i Përgjithshëm do duhej të ishte relevant me nivelin e kërkuar.

Mosvullneti politik pastaj vie edhe si pasojё e asaj qё, sipas burimeve brenda MPJD, as presidentja nuk do ishte e gatshme tё dekretojё diplomatё për tё cilёt partia nё pushtet dhe vetë ajo do dyshonte qё kanё çfarëdo afёrsie me ndonjё parti qё nuk janё tё afёrta me ta. E paradoksi qёndron, qё diplomatёt mё kualitativё janё pikёrisht tё etiketuarit. E përderisa misionet vazhdojnë edhe më tutje të mbesin pa staf të kualifikuar, përpos Frankfurt am Main edhe Milano por edhe Shtutgarti, e në rast të tërheqjes së Konujve të Përgjitshëm të emëruar politikisht edhe shumë misione tjera, ministrja Gërvalla-Schwarz vazhdon të flasë për reformën, ligjshmërinë e meritokracinë e vazhdimisht i shkel ato, por pasojat i bartё shteti dhe shtetasit, përkatësisht tatimpaguesit që paguajnë tatimet në këtë shtet që nga themelimi i tij.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit