12.1 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Militantja e VV-së, Luljeta Aliu, dështon të bëhet anëtare e KPM-së

- Advertisement -

Besnik Berisha, Jeton Mehmeti dhe Fatih Basha janë zgjedhur tre anëtarët e Komisionit të Pavarur të Mediave. Mandati i tyre është përzgjedhur me short nga komisioni ad-hoc, ku Besnik Berisha është zgjedhur me mandat katër vjeçar, ndërsa Fatih Basha dhe Jeton Mehmeti me mandat tre vjeçar.

Katër kandidatët për anëtarë të KPM-së nga komuniteti shumicë kanë qenë Besnik Berisha, Jeton Mehmeti, Visar Xani, Luljetë Aliu-Krasniqi. Ndërsa dy kandidatët nga komuniteti jo-shumicë, Fatih Basha dhe Lendrit Qeli.

Në emër të komisionit votues, deputeti Besian Mustafa ka prezantuar numrin e votave për këta kandidatë.

“Për kandidatët e propozuar për zgjedhjen e dy anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave nga radhët e komunitetit shumicë shqiptare kanë marrë pjesë 83 deputetë. Tri nga këto fletëvotime kanë qenë të pavelfshme. Ndërsa, Besnik Berisha ka fituar 70 vota, Jeton Mehmeti 56 vota, Visar Xani 16 vota dhe Luljetë Aliu Krasniqi ka fituar 12 vota. Ndërsa, për kandidatët e propozuar për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave të komuniteteve jo-shqiptare në votim kanë marrë pjesë po ashtu 83 deputetë, të pavlefshme janë katër fletëvotime. Fatih Basha ka fituar 75 vota, ndërsa Lendrit Qeli ka fituar katër vota. Sipas këtij rezultati konstatojmë se Besnik Berisha, Jeton Mehmeti dhe Fatih Basha i kanë votat e mjaftueshme për anëtar të bordit të KPM-së”, ka njoftuar ai.

Pak orë para zgjedhjes, Luljeta Aliu përmes një postimi në Facebook kërkoi votën e deputetëve, derisa mohoi të ketë qenë anëtare e ndonjë partie, duke injoruar faktin se vazhdimisht ka shprehur pëlqimin e madh ndaj kryeministrit Kurti dhe subjektit të tij.

Por Aliu sot ka dështuar të bëhet anëtare anipse ishte propozuar pikërisht nga ky subjekt.

Ajo ka marrë vetëm 12 vota në total

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit