Dy persona janë arrestuar sot, pasi që më 4 janar kishin therur me një mjet të mprehtë një person.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë.
“Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin. Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar të dyshuarit; A. SH, mashkull 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, R. SH, mashkull 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Njoftimi i plotë:
Arrestohen dy të dyshuar për rastin Vrasje në Tentativë
Prishtinë, 10 janar 2023 – Më datë 04.01.2023, rreth orës 14:20, është raportuar se në rrugën “Afrim Loxha ” në Prishtinë, si rrjedhojë e një sulmi fizik nga dy të dyshuar, një person ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë.
Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.
Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar të dyshuarit;
- SH, mashkull 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
- SH, mashkull 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
të cilët, sot më datë 10.01.2023, janë intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit të njejtit janë ndaluar për 24 orë, për tu proceduar më tej nën dyshimet për veprën “Vrasje në tentativë”.