Rrjeti i Organizatave Joqeveritare “AVONET” ka reaguar në lidhje me një tender të dhënë nga Komuna e Ferizajit.
Në një reagim publik, AVONET ka vlerësuar se kjo komunë ka nënshkruar një tender në vleri 1.8 milionë euro me një kompani që e ka përfaqësuesin e dënuar për mashtrim.
Tutje, AVONET ka kërkuar nga organet kompetente që të nisin hetimet për këtë tender.