Temperaturat e larta që po mbizotërojnë këto ditë në Kosovë pritet të vazhdojnë ende.
Për secilin qytetarë këto temperature janë bërë vështirë të përballueshme, sidomos nëse duhet që të qëndrosh në diell përgjatë ditës.
E një qytetarë e ka dëshmuar se nxehtësia shumë e madhe në vend, mund të ndikojë edhe që të arrish t’i fërgosh specat në cement.
I njëjti ka vendosur mjetet për fërgim dhe ka arritur që t’i bëjë gati për ti ngrënë.
Por ai tha se “fërterja ka nejt mbi gjashtë orë në diell e beton”, e pastaj i ka vendosur specat aty.
Ndryshe edhe sot mbi vendin tonë temperaturat pritet të shkojnë deri në 38 gradë.