10.2 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Të sqarohen provat: Prokuroria iu referua këtyre fjalëve të Haxhiut për rastin e Astrit Deharit

- Advertisement -

Prokuroria Speciale e ka ftuar Albulena Haxhiu të dëshmojë në cilësinë e dëshmitares, raporton Scanner.

Një status në Facebook, nga ana e ministers Albulena Haxhiu, ka vënë në lëvizje Prokurorinë Speciale, për të ftuar atë në cilësinë e dëshmitares për rastin e Astrit Deharit.

Fjalive të cilave i është referuar Prokuroria, siç ka njoftuar vetë ministrja në dokumentin e publikuar, janë këto:

Provat ekzistojnë dhe gjithçka që duhet është vullneti i policisë dhe prokurorisë për ta zbardhur deri në fund këtë rast.

Ministria e Drejtësisë ka bërë gjithçka që lejojnë kompetencat e saj. I mbetet institucioneve të drejtësisë të veprojnë dhe të sjellin rezultate ndaj këtij krimi ende të errësuar”, pati shkruar znj.Haxhiu në përvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit.

Në thirrjen që i është bërë ministers Haxhiu për dëshmi, veç tjerash thuhet:

“E njëjta të sqarohet se cilat janë ato prova për të cilat ajo pretendon dhe nëse po, kush janë kryesit e veprës penale sipas saj”.

intervistim:

‘Prokurori Special, Afrim Shefkiu, paska kërkuar nga unë që të përgjigjem se kush janë vrasësit e Astrit Deharit! E gjithë kjo bazuar në një status timin në rrjetet sociale, në përvjetorin e Astrit Deharit.

Është një gjë e thjesht që duhet ta dijë një prokuror. Ministri i Drejtësisë nuk mund të jetë prokuror e as gjyqtar. Unë nuk mund t’i marrë përgjegjësitë e tij. Lëndën e Astrit Deharit, prokurori Afrim Shefiku e ka që nga viti 2019 dhe ende nuk ka asnjë rezultat në zbardhjen e këtij rasti. Ai është përgjegjës për t’i treguar familjes dhe qytetarëve se kush janë vrasësit!

Unë natyrisht do të jap dëshminë time lidhur me këtë.

Prokurori Shefiku dhe eprori i tij, që nuk mund të na heshtin, në kërkesën tonë për drejtësi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit