28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Të shtyhet afati i regjistrimit civil!

- Advertisement -

Shkruan: Hisen Berisha

Periudha e regjistrimit të popullsisë po përfundon. Sipas të dhënave preliminare nga agjencia për regjistrimin e popullsisë, mbi 30% e popullsisë rezidente nuk është regjistruar. Përqindja e regjistrimit të mërgatës është në përqindjet minimale.

Përqindja që po prejudikohet preliminarisht të rezultojë, është larg fakteve që lehtë e demantojnë këtë proces, siç është numri i lejeve të dhëna, regjistrave civilë, numri i votuesve në Kosovë, etj.

Kjo duhet parë me shqetësim, ngase regjistrimi i popullsisë në një vend është thelbësor për krijimin e një baze të besueshme të të dhënave që ndihmon në planifikimin efektiv dhe zhvillimin e vendit, përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët dhe sigurimin e një të ardhme të qëndrueshme dhe të drejtë për të gjitha komunitetet, duke krijuar kështu në nivel shtetëror një databazë statistikore me të dhëna të krahasueshme, të sakta, relevante dhe në kohë, të nevojshme për përfshirjen aktive të Republikës së Kosovës në nivel evropian dhe botëror.

Si proces, krahas mbështetjes përmes plotësimit të pyetësorëve në formë elektronike dhe Intervistimit Personal me Asistencë Elektronike, duhet edhe një proces intensiv i vetëdijesimit dhe sqarimit të qytetarëve për peshën e regjistrimit në vend dhe në mërgatë.

Kështu që kjo përqindje e limituar, nga mosmotivimi dhe sqarimi teknik, me theks të veçantë për mërgatën, pastaj pyetjet indikative që janë keqinterpretuar për identitetin kombëtar e fetar, zbërthimi i mënyrës teknike të plotësimit të pyetësorëve, kërkon shtyrje të procesit të regjistrimit edhe për një kohë optimale.

Duhet sqaruar nëse regjistrimi i mërgatës, përfshihen në listën e numrit të përgjithshëm të banorëve të Kosovës, apo evidentohen në “lista suplementare” që nuk përllogariten banor rezident të Kosovës, siç ndodhi me regjistrimin e vitit 2011.
Shto kësaj edhe një fakt shqetësues se me Udhëzues Administrativ të UNMIK dhe Ligjin për shtetësinë në Kosovë, i cili është në amandamentim aktualisht, statusin e shtetësisë mund ta kenë të gjithë ata persona që deri në Janar 1998, ishin rezident në Kosovë. Kjo do të thotë se të gjithë serbet kolon nga Kroacis, Bosnja, vrrakaçor nga Shqipëria, etj. përfitojnë në procesin e regjistrimit, ani se në regjistrimin e viti 2011, refuzuan.

Përndryshe, ky është dëmi i radhës ndaj shtetit të Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit