“Të pezullohet procesi”, Rexha: Përzgjedhja e bordit të RTK-së dhe KPM-së është krejtësisht jotransparente

- Advertisement -

 

Kryetari i AGK-së Xhemajl Rexha, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së dhe KPM-së.

Rexha deklaroi se ky proces është krejtësisht jotransparent nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

“Koha në të cilën janë ftuar kandidatët për intervistë ka qenë e kufizuar dhe iu ka pamundësuar që të përgatiten për intervistat që nisin sot. Njëri nga kandidatët është ftuar mbrëmë në orën 9:24 për intervistën sot dhe është një praktikë e cila nuk duhet ndjekur”, deklaroi ai para mediave.

“Gjithashtu edhe deputetët nuk e kanë pasur kohën e nevojshme për t’i shqyrtuar dosjet e kandidatëve, pasi që ato mbi 70-të u janë dhënë atyre të premten, dhe të marten ka ndodhur pas pushimit të Pashkëve ortodokse ka ndodhur takimi”, theksoi Rexha.

Ai theksoi se duhet të pezullohet ky proces, derisa të jetë fer dhe transparent dhe me kohë të përshtatshme për përgatitje.

“Si të deputetëve për t’i marrë në pyetje ata që duan të bëhen pjesë e këtyre bordeve gjithashtu edhe të atyre që kanë garuar për të qenë pjesë e tyre”, shtoi kreu i AGK-së.

Të ngjashme

Të fundit