13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Të hyra marramendëse për UEFA-n nga Euro 2024

- Advertisement -

Plani financiar dyhapësh i UEFA-s për të rimbushur rezervat e saj me para, të goditura nga pandemia, fillon me Euro 2024 që mbahet në Gjermani.

Të ardhura prej 2,5 miliardë euro priten nga marrëveshjet e transmetimit, sponsorët dhe shitja e biletave, shkruan AP të shtunën.

UEFA parashikoi në prill se gati gjysma e të ardhurave nga Euro 2024, shuma prej rreth 1,2 miliardë euro, do të jetë fitim dhe do të shërbejë për të financuar pjesën më të madhe të punës dhe grantet e zhvillimit për katër vjetët e ardhshme dhe po ashtu për të plotësuar rezervat e saj.

Sa u takon shpenzimeve të organizimit të Euro 2024, qindra miliona euro ndahen si çmime për përfaqësueset pjesëmarrëse dhe pagesa ditore për klubet që kanë lojtarë në Evropian.

Standardi i UEFA-s është të ketë 500 milionë euro si rezervë në para të gatshme. Kishte 575 milionë euro para pandemisë. Rezervat ranë në 360 milionë euro, në fund të vitit financiar 2023.

Por tashmë ka më shumë para në UEFA dhe do të ketë dukshëm më tepër pas Evropianit.

Prej të hyrave nga Evropiani, 331 milionë euro do të ndahen nga 24 përfaqësueset pjesëmarrëse. Kampioni i Evropës do të shpërblehet me 28,5 milionë euro, nëse i fiton të gjitha ndeshjet.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit