Zinedine Zidane vazhdon të tërheqë turma që prej marrjes së drejtimit të kombëtares së Francës.
Barazimi 1-1 i Francës me Italinë në Ligën e Kombeve të UEFA-s solli shifra rekord shikueshmërie në “TF1”, me trajnerin e ri që bëri paraqitjen e tij të parë në “Stade de France” përpara tifozëve.
Të dhënat nga “Médiamétrie”, të publikuara nga “TF1”, treguan se 7.17 milionë shikues në Francë e ndoqën ndeshjen, duke siguruar një pjesë prej 41% të audiencës.
Në pikun e transmetimit, numri i shikuesve arriti në 8.2 milionë, rekord për një ndeshje të Ligës së Kombeve të UEFA-s në këtë kanal në pesë vitet e fundit.
Këto shifra tregojnë qartë interesimin për Kombëtaren e Francës që prej marrjes së drejtimit nga Zidane.
Kanali kishte pritur një rritje të audiencës me ish-trajnerin sërish në qendër të vëmendjes, teksa drejton vendin e tij në Ligën e Kombeve.
Ndeshja e parë e Zidane në krye, fitorja 1-0 ndaj Turqisë, u ndoq nga 6.82 milionë shikues në “TF1”, duke marrë 37.7% të pjesës së tregut.
Tre ditë më parë, Belgjikë – Francë, një tjetër fitore 1-0 e “Les Bleus”, u ndoq nga rreth 6.39 milionë shikues dhe regjistroi 32.9% të pjesës së tregut.
Shifrat u rritën sërish për përballjen me Italinë në “Stade de France”.
Tani “TF1” i ka sytë te ndeshja e kthimit ndaj Belgjikës të hënën mbrëma, mundësia e fundit gjatë këtij pushimi ndërkombëtar për t’i rritur edhe më tej shifrat.
Belgët do të mbërrijnë në “Stade de France” në kërkim të reagimit pas humbjes në ndeshjen e parë dhe rikthimit në krye të grupit.






