Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se do të nis stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e ShBA.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se përmes kësaj stërvitje do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s.
“Nis stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s”, tha ai.
Tutje, ai shkroi se Shqipëria, si partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale, siç u shpreh ai, do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme.
“Shqipëria, si partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale, do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme, duke treguar angazhimin tonë maksimal për paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka shkruar tutje ai