Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar edhe ulësen e 51-të në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pas numërimit të rreth 20 për qind të votave me postë.
Megjithatë, procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende, raporton IndeksOnline.
Në votat preliminare, brenda vendvotimeve në Kosovë, LVV-ja siguroi 48 ulëse.
Me të marrë ulësen e 49-të dhe të 50-tën, LVV-ja zvogëloi mandatet e PDK-së (23 ulëse) dhe LDK-së (19 ulëse).
Tani, me arritjen e 51 ulëseve, një deputet e ka humbur Aleanca, që do të numërojë 7 përfaqësues.
Aktualisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i angazhuar në numërimin e votave me postë, për të vijuar më pas me ato me kusht, si dhe votat e personave me nevoja të veçanta.
Numërimi i votave në Ambasada dhe Konsullata ka përfunduar, bashkë me votat e përgjithshme në Qendrat Komunale të Numërimit.






