Ndërmjetësi i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se është takuar me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, O’Brien dhe zëvendësndihmës sekretarin për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.
Përmes një njoftimi në X, emisari i BE-së bëri të ditur se me dy zyrtarët pati një diskutim “reth Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe dinamikave rajonale.”
“Mezi presim të vazhdojmë bisedën tonë javën e ardhshme në Bruksel!”, tha ai më tej.
Postimi:
Gjithmonë e dobishme për të pasur një diskutim strategjik rreth Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe dinamikave rajonale me Ndihmës Sekretari amerikan Shtetit për çështjet të Evropës dhe Euroazisë, O’Brien dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof. Mezi presim të vazhdojmë bisedën tonë javën e ardhshme në Bruksel!