16.1 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Takimi me Escobar dhe Lajçak, Kurti: Reciprociteti është për marrëdhënie paqësore

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti është takuar sonte me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe atë të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas takimit Kurti tha për Kanal 10 se ky ishte një takim përgatitor për çështjet që do të diskutohen nesër.

“Mirë shkoi takimi, ishte takim përgatitor se çka zhvillohet nesër. Janë dy tema elementare, ajo e kornizës së përgjithshme për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe tjetra ka të bëjë me çështjet aktuale, ku pritet të trajtohen të gjitha marrëdhëniet bilaterale”, ka thënë Kurti.

Ai tha se “dëshirojmë marrëdhënie reciproke”.

“S’kemi qëllime të njëanshme dëmtuese, por mendojmë që reciprociteti është për marrëdhënie paqësore”, shtoi ai.

Kurti foli edhe për lirinë e lëvizjes, ku tha se për ta pasur atë duhet të ketë vetëm rrugë legale, ato ilegale duhet të mbyllen.

“Për të pasur liri të lëvizjes duhet të ketë vetëm rrugë legale, ato ilegale duhet të mbyllen. Sa i përket vendkalimeve kufitare po e bëjmë atë që Serbia e bën tash e 11 vjet”, ka shtuar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit