15.5 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Tahiri tallet me Osmanin: Disa në Kosovë vishen si Zelensky, ai zgjodhi të dalë në foto me Rugovën

- Advertisement -

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri ka komentuar fotografinë e cila qarkulloi sot e presidentes së Parlamentit Evropian me presidentin ukrainas, Zelensky, ku në prapavijë u pa fotografia e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Tahiri, duke u shprehur për këtë ka thumbuar edhe presidenten Osmani e cila u shfaq javë më parë me uniformë të FSK-së, duke thënë se disa u veshën me tesha si Zelensky e ai zgjodhi të dal në foto me Rugovën.

“Disa në Kosovë u veshën me tesha që duken si Zelensky, e Zelensky zgjodhi që të dal në foto me Rugovën. Disa në Kosovë në politikë kemi parë që veshën me xhupa të gjelbër që të duken si ai, por Zelensky zgjodhi të dalë në foto me Rugovën”, ka thënë Tahiri në Kanal10.

Tahiri ka thënë se asgjë nuk është e rastësishme në protokolle të tilla.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit