1.6 C
New York
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

Tahiri: Kurti prishi raportet me Amerikën dhe me Shqipërinë, kah do të ia mbajë?

- Advertisement -

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për lëndimin e raporteve me aleatët.

Ajo ka vlerësuar se Kurti është fajtori kryesor për prishjen e raporteve me ShBA-të dhe Shqipërinë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shtuar një pyetjet për shefin e ekzekutivit.

“Kurti i prishur me Ameriken, i prishur me Shqiperine – kah do t’ja mbaj?”, ka shkruar Tahiri.

Ndonëse kryeministri shqiptar Edi Rama ka qëndruar dje gjatë tërë ditës në Kosovë, ai nuk është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Mosrealizimi i këtij takimi ka nxitur reagime të shumta në vend.

Për këtë gjë Qeveria e Kosovës është mundura të ia hedh fajin Edi Ramës.

Në një reagim për media, Qeveria e Kosovës ka thënë se Rama në po takohet me ata që dëshiron t’i rregullojë raportet.

“Në bazë agjendës së deritanishme, duket që në Prishtinë, Kryeministri i Shqipërisë, Rama, po i takon ata me të cilët konsideron që ka nevojë t’i rregullojë raportet”, është thënë në reagimin e Qeverisë.

Ndërsa, Rama u pyet për mosrealizimin e një takimi të tillë, ai u përgjigj me ironi.

“Vëllain e vogël e kam në Tiranë, është kryetar i Klubit ‘Partizani’. Me bëtë pyetjen me shpresën që do të me fusni në kurth, por jam mësuar më këto”, tha Rama.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit