“Deri në çlirimin e çlirimtarëve!”, Kuvendi i Obiliqit miraton deklaratë për ish-krerët e UÇK-së

- Advertisement -

Kuvendi Komunal i Obiliqit ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme, me kërkesë të grupit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Seanca u kryesua nga kryesuesi i Kuvendit, Sami Ahmeti, ndërsa në rend dite ishte deklarata lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Pas shqyrtimit, Kuvendi Komunal e miratoi deklaratën.

Në përmbyllje të deklaratës u përcoll mesazhi: “Deri në çlirimin e çlirimtarëve! Jo në emrin tim!”

Të ngjashme

Të fundit