11.1 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Tahiri: Kurti po eksperimenton me vendin, e ka harruar interesin qytetar për dialogun

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri të shtunën ka adresuar një varg kritikash ndaj Qeverisë, siç ka thënë ai për eksperimentet që po bënë me vendin.

Sipas tij, në këtë fazë në secilin sektorë të jetës pasiguria është e madhe dhe se kryeministri po merret me dialogun më shumë se me çdo gjë tjetër.

Tahiri thotë se asnjë kryeministër nuk është marrë më shumë se Albin Kurti me dialogun me Serbinë, edhe pse këtë çështje pati thënë se nuk e ka prioritet.

Ai i ka quajtur të pakuptimta thirrjet e kryeministrit që diaspora të investojë në Kosovë, kur çdo rrugë regjionale është pothuajse e pakalueshme, raporton Eo.

“Do të adresojmë disa çështje, Qeveria duke eksperimentuar me dialogun, duke mos pasur qëndrime të shkak ajo është mbyllur dhe e vetknaqur me takimet që i ka dhe ka harrura interesin qytetar. Si AAK e themi se pasiguria në secilin sektorë dhe pore te jetës nuk mbahet mend që ka qenë më e madhe. Nuk mbahet mend të ketë më shumë pasiguri dhe nuk ka aspak shpresë”.

“Gjithçka është rritur në 40%. Kurti thotë po punojmë me pru mërgatën në Kosovë, qysh pret dikush me investuar që Qeveria nuk ka bë asnjë veprim. Kjo politikë e ka qasjen për me i hedh sy hi popullit. Nuk jon kon në gjendje as një kaci me asfalt me hedh. Me Ligjin për zyrtarët publik, që e shohin si diçka afat gjate, por tash është prek kjo çështje. Mosinvestimet, nuk janë vetëm rrugët, por s’ka investim hiq”.

“Asnjë kryeministër nuk u marrë me dialog më shumë se Kurti. Ligji i pagave është ligj për me ju rrit pagave kryeministrit, ministrave të emëruarve politik. Kjo situatë, do të kemi probleme sociale në fund të vitit. Ku ka në botë paga minimale 170 euro”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit