Tahiri: Ish-zv/kryeprokurori i Speciales duhet të tregoj mbi cfarë baze i krahason krerët e UÇK-së me Mladiqin

- Advertisement -

Shefi i deputetëve të Aleancës, Besnik Tahiri ka thënë se Alex Whiting, ish-zëvendëskryeprokuror i Speciales e tash ligjërues, duhet të tregojë mbi çfarë baze i barazon krerët e UÇK-së me Ratko Mladiqin, arkitektin e gjenocidit në Bosnjë.

Tahiri shkruan se çlirimtarët e Kosovës luftuan kundër regjimit kriminal të Millosheviqit për liri, jo për gjenocid.

“Kërkoj nga shteti, ministria e jashtme dhe ajo e drejtësisë të reagojë dhe të kërkojë llogari! Mbi çfarë argumentesh i shtronë keto pyetje sugjestive, ku i ka faktet se mediat në Kosovë janë të instrumentalizuara? Ku janë provat se transmetuesi publik (RTK) është i manipuluar”, shkruan Tahiri.

 

Të ngjashme

Të fundit