9.1 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Tahiri i AAK-së: Kemi një kryeministër që gjatë tri viteve nuk ka pasur një vizitë bilaterale në Amerikë

- Advertisement -

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se problemi do të bëhet më i madh se e kemi një kryeministër që për tri vite nuk ka arrit me pas një vizitë bilaterale në Amerikë, me taku një zyrtar të lartë.

Tahiri tha se nga Bashkimi Evropian kanë kërkuar heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës.

Sipas tij, për gjithë këtë situatë Qeveria është fajtore.

”Pas sulmit në Bajnskë nuk ka logjikë që BE-ja me mbajt Kosovën nën sanksione, e Serbia nuk ka sanksione. Ne jemi në problem me aleatët. Problemi do të bëhet më i madh se e kemi një kryeministër që tri vite nuk ka arrit me pas një vizitë bilaterale në Amerikë, me taku një zyrtar të lartë”, tha Tahiri, për RTV21.

Ai ka komentuar  Rregulloren e re të BQK-së për ndalimin e dinarit.

Tahiri tha se ky është problem i Qeverisë, teksa shtoi se ”Ne nuk duhet t’ia drejtojmë gishtin guvernatorit”.

Ndër tjera, Tahiri shtoi se çështja e dinarit ka qenë edhe gjatë kohës kur në qeveri ishte AAK-ja.

”Pse Kurti nuk e ka marrë vendimin për dinarin në vitin e parë, por të fundit. Pse u dashtë tri vjet me prit me marrë këtë vendim, nuk është tema këtu tema është diku tjetër”, tha Tahiri.

Ai  foli edhe për Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore, të organizuar nga qeveria shqiptare në Tiranë, ku Kosova u përfaqësua nga Presidentja Vjosa Osmani.

Tahiri tha se nuk e di formatin se si ka qenë ftesa, por sipas tij më e rëndësishme ka qenë që Kosova ka qenë me një përfaqësues.

”Kryeministri nuk mundet me shku diku pa thirr, nuk ka pas ftesë, në rastin tonë e rëndësishme qe ka qenë Kosova e pranishme”, tha Tahiri.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky sot pritën udhëheqësit e Evropës Juglindore si pjesë e Samitit Ukrainë-Evropa Juglindore, organizuar nga qeveria shqiptare në Tiranë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit