Juristi amerikan tregon si Trump mund të ndihmojë në zhbërjen e Speciales: “Hapat efektivë mund të ndërmerren brenda pak orësh”

- Advertisement -

Paul Williams, ekspert i së drejtës ndërkombëtare në Uashington, i cili dëshmoi në favor të mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë, ka komentuar dënimin e krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Duke kundërshtuar aktgjykimin e djeshëm, juristi amerikan ka kërkuar të ndërmerren hapa për zhbërjen e kësaj gjykate.

Në një intervistë për gazetaren Keida Kostreci, ai ka folur edhe për ndihmën që mund ta jep administrata Trump.

Eksperti amerikan është shprehur i habitur me shpërfilljen e zhvillimeve në këtë gjykatë nga kjo administratë.

“Jam i habitur se si qeveria amerikane, nga njëra anë, mund të jetë kaq armiqësore ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe, nga ana tjetër, të shpërfillë plotësisht atë që Dhomat e Specializuara të Kosovës po i bëjnë njërit prej aleatëve të saj kryesorë në rajon dhe një pale që ka qenë viktimë – fillimisht viktimë e drejtpërdrejtë e krimeve të luftës dhe tani viktimë politike e këtij tribunali”, ka thënë ai.

Ai ka vlerësuar se nëse administrata amerikane e kupton ndikimin që ky rast mund të këtë në destabilizimin e rajonit, ajo do të merret me këtë çështje.

Nëse kjo ndodh, sipas tij, zyrtarët amerikan brenda pak orësh mund të bashkëpunojnë me Kosovën për zhbërjen e këtij tribunali.

“Mendoj se Shtetet e Bashkuara thjesht nuk janë përqendruar te kjo çështje; dhe sa më shumë vëmendje t’i kushtojë komuniteti shqiptaro-amerikan kësaj teme… kam përshtypjen se, nëse administrata amerikane do të ndalej dhe do të përqendrohej te ndikimi destabilizues që ky tribunal dhe ky vendim kanë dhe do të kenë në rajon, ata mund të ndërmerrnin hapa efektivë brenda pak orësh për të bashkëpunuar me Kosovën me qëllim shpërbërjen e këtij tribunali dhe rikthimin e procesit të katarsisit të viktimave në rrugën e duhur – gjë për të cilën kjo administratë mund të shqetësohet ose jo – por edhe për të nxitur stabilitetin dhe rikthimin e tij në rajon, gjë për të cilën kjo administratë vërtet ka interes”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit