Ish-deputeti i LDK-së, pas dënimit nga Specialja: Në këto momente të vështira, nevojitet unitet!

- Advertisement -

Ish-deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka ftuar për unitet politik, pas dënimit 81  vjet nga Gjykata Speciale për krerët e UCK-së.

Siaps tij, në këto momente të vështira, nevojitet unitet institucional, mbështetje profesionale dhe angazhim i koordinuar politik e diplomatik.

“Pa mobilizimin dhe mbështetjen e madhe nga i gjithë aparati shtetëror i Kosovës, epilogu edhe në shkallën e Apelit mund të jetë negativ dhe me shumë pasoja për të ardhmen e shtetit tone”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Çka mund dhe duhet të bëjmë për katërshen e UÇK-së, pas aktgjykimit dënues?

Pas aktgjykimit dënues, institucionet e Kosovës duhet të veprojnë me përgjegjësi, vendosmëri dhe koordinim të plotë:

– Qeveria, Kuvendi dhe institucionet e tjera të Kosovës duhet të mobilizohen menjëherë për të ofruar mbështetje të fuqishme politike, juridike, financiare dhe profesionale për procesin që do të zhvillohet në shkallën e Apelit.

– Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë duhet të koordinohen ngushtë për një angazhim të gjerë diplomatik, në të gjitha qendrat e vendosjes, me qëllim të informimit, sensibilizimit dhe adresimit të shqetësimeve lidhur me punën dhe funksionimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

– Qeveria dhe institucionet e Kosovës, në bashkëpunim me aleatët tanë strategjikë, veçanërisht SHBA-në dhe vendet mike, duhet të angazhohen për të garantuar pavarësi dhe standarde të barabarta të drejtësisë në funksionimin e këtij institucioni. Heqja e ndikimit të shtetit të Serbisë në punën e ketyre dhomave, duhet të jetë prioritet i të gjithëve.

Në këto momente të vështira, nevojitet unitet institucional, mbështetje profesionale dhe angazhim i koordinuar politik e diplomatik.

Pa mobilizimin dhe mbështetjen e madhe nga i gjithë aparati shtetëror i Kosovës, epilogu edhe në shkallën e Apelit mund të jetë negativ dhe me shumë pasoja për të ardhmen e shtetit tonë!

Të ngjashme

Të fundit