Ta ruajmë ujin e Kosovës sipas shembullit të Sllovenisë

- Advertisement -

Nga Besa Ismaili

Kosova është një vend i bekuar me pasuri ujore, me lumenj, burime natyrore dhe rezerva të konsiderueshme të ujit. Megjithatë, në një kohë kur po përballemi me ndryshime klimatike, periudha të zgjatura thatësire dhe degradim të vazhdueshëm të mjedisit, uji nuk duhet të merret si diçka e mirëqenë.

Përvojat ndërkombëtare na tregojnë se mbrojtja e ujit duhet të jetë prioritet strategjik. Shembulli i Sllovenisë, e cila e ka garantuar me Kushtetutë të drejtën për qasje në ujë të pijshëm dhe ka ndaluar privatizimin e tij, është një model që meriton vëmendje serioze.

Edhe Kosova duhet të mendojë për mekanizma ligjorë afatgjatë që e mbrojnë ujin si pasuri kombëtare dhe si të mirë publike, duke garantuar që ky burim jetik të mos jetë objekt i interesave të ngushta ekonomike apo i keqmenaxhimit.

Uji nuk është mall. Uji është e drejtë, siguri kombëtare dhe përgjegjësi ndaj brezave që vijnë.

Prandaj, një ligj i ngjashëm me atë të Sllovenisë do të ishte një hap i mençur dhe vizionar për të ardhmen e Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit