Francesco Camarda do të nënshkruajë kontratë të re me Milanin në fund të kësaj jave, ka shkruar gazetari Fabrizio Romano.
“Kontrata e re do të jetë e vlefshme deri më qershor 2027, dhe është arritur pajtimi ashtu siç është pritur”, ka thënë Romanoja në X.
“Debutanti më i ri në Serie A ka refuzuar disa oferta nga jashtë për të qëndruar te Milani”.