Argjentina e mposht Anglinë me përmbysje 2-1 në gjysmëfinalen e Kupës së Botës pas një ndeshje të zjarrtë.
45 minutat e parë të kësaj sfide sollën tension të madh mes dy kombëtareve, ku pati shumë ndërhyrje në mesfushë, shkruan Arbresh.info.
Rasti më të mirë në ndeshje e pati Enzo Fernandez i cili goditi nga distanca, por gjuajtja e tij shkoi pak mbi portë.
Argjentina e nisi furishëm pjesën e dytë, ku rrezikoi me Alvarezin në dy raste në mintuën e 47-të, por u ndal dy herë nga Pickfordi.
Tetë minuta më vonë, Anglia kaloi në epërsi me një gol të Anthony Gordonit, pas një asistimit të Morgen Rogers.
Në minutën e gjashtë, Declan Rice gjuajti nga jashtë zone, por ishte e lehtë për Emi Martinezin.
Argjentina rrezikoi ta barazoj në minutën e 69-të me një goditje me kokë të Nico Gonzalesit, pas një topi të mirë që mori nga Leo Messi, por Jordan Pickford bëri një pritje heroike.
Argjentina në 15 minutat e fundit hyri me të gjitha forcat në sulm. Mac Allister goditi shtyllën në minutën e 75-të.
Teksa një minutë më vonë, Pickfordi ndali një tjetër godtije të Mac Allisterit.
Pesë minuta para fundit, Enzo gjuajti sërish fuqishëm nga distanca dhe barazoi rezultatin në 1-1.
Argjentina nuk i ndali sulmet dhe në minutën e dytë të shtesës realizoi me Lautaro Martinezin për 2-1.
Deri në fund nuk pati raste tjera dhe Argjentina siguroi finalen e dytë radhazi të Kupës së Botës. Teksa Anglia do ta luaj ndeshjen e vendit të tretë me Francën.





