Çështja e nënshkrimeve në LDK, Zemaj: Janë 151, jo 148

- Advertisement -

Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku, në një video adresim ka thënë se 148 nënshkrime janë deponuar në LDK që kërkojnë Kuvendin të ri zgjedhor të LDK-së dhe shkarkimin e tij.

Por, deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se janë deponuar 151 nënshkrime.

“151 nënshkrime janë”, tha shkurt Zemaj.

Përndryshe, Abdixhiku ka thënë se do të nisin përgatitjet për Kuvendin e ri partiak pasi të verifikohen nënshkrimet.

Ai ka thënë se nuk e donte këtë, duke shtuar se ky proces mund ta dëmtojë LDK-në.

Të ngjashme

Të fundit