Presidenti Ademi ndjek nga afër spektaklin Angli–Argjentinë në Botërorin 2026

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka qenë i pranishëm në atmosferën e jashtëzakonshme të gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026 ndërmjet Anglisë dhe Argjentinës.

Ademi e ndoqi këtë përballje së bashku me zëvendëspresidentin e UEFA-s, Armand Dukën, duke e cilësuar ndeshjen një spektakël të futbollit botëror.

“Çdo ndeshje e këtij niveli është një rikonfirmim i fuqisë që ka futbolli për të bashkuar njerëz, për të zgjuar emocione dhe për të frymëzuar breza të tërë”, ka shkruar Ademi.
Prania e drejtuesve të futbollit në ndeshje të tilla vlerësohet si një mundësi për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të ndjekur nga afër zhvillimet më të rëndësishme në futbollin botëror.

Postimi i plotë:

🇺🇸Atmosferë e jashtëzakonshme në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, ndërmjet Anglisë dhe Argjentinës. Kënaqësi ta ndjek këtë spektakël të futbollit botëror së bashku me zëvendëspresidentin e UEFA-s, Armand Duka.

Çdo ndeshje e këtij niveli është një rikonfirmim i fuqisë që ka futbolli për të bashkuar njerëz, për të zgjuar emocione dhe për të frymëzuar breza të tërë.

🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿🆚🇦🇷

Të ngjashme

Të fundit