Angli-Argjentinë, publikohen formacionet zyrtare të gjysmëfinales së Botërorit

- Advertisement -

 

Janë publikuar formacionet zyrtare për gjysmëfinalen e madhe të Kupës së Botës 2026 mes Anglisë dhe Argjentinës, një përballje që zhvillohet këtë të mërkurë, më 15 korrik, nga ora 21:00 në stadiumin “Mercedes-Benz” të Atlantës.

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, dhe përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni, kanë zbuluar 11-shat startuese për një nga sfidat më të mëdha të këtij Botërori, ku fituesi do të sigurojë një vend në finalen e madhe ndaj Spanjës.

FORMACIONET ZYRTARE:

 

Anglia: Jordan Pickford – Reece James, Marc Guéhi, Charlie Kosa, Djed Spence – Declan Rice, Elliot Anderson, Jude Bellingham – Morgan Rogers, Anthony Gordon, Harry Kane (kapiten).

Argjentina: Emiliano Martinez – Nahuel Molina, Cristian Romero, Lisandro Martinez, Nicolas Tagliafico – Leandro Paredes, Giuliano Simeone, Alexis Mac Allister, Enzo Fernandez – Julian Alvarez, Lionel Messi (kapiten).

Kjo përballje rikthen një nga rivalitetet më të mëdha në historinë e futbollit, me shumë momente të paharrueshme ndër vite, përfshirë golin legjendar “Dora e Zotit” të Diego Maradonës në vitin 1986 dhe kartonin e kuq të David Beckhamit në Kupën e Botës 1998.

Në lojë është një biletë për finalen e Kupës së Botës, ku fituesi i duelit Angli – Argjentinë do të përballet me Spanjën, e cila siguroi kualifikimin pas fitores ndaj Francës.

 

Finalja e Botërorit do të zhvillohet të dielën, më 19 korrik, në “MetLife Stadium” të New Yorkut.

 

Të ngjashme

Të fundit