Rooney paralajmëron Argjentinën: Kane mund t’i shkatërrojë dy qendërmbrojtësit

- Advertisement -

Wayne Rooney beson se Harry Kane mund të jetë vendimtar për Anglinë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës.

Legjenda e “Tre Luanëve” dhe ish-sulmuesi i Manchester Unitedit ka vlerësuar lart kapitenin anglez, duke theksuar se nëse Kane është në formën e tij më të mirë, mbrojtja argjentinase do ta ketë shumë të vështirë ta ndalojë.

Rooney, duke folur në emisionin e tij në “BBC”, u shpreh se Kane është një sulmues që krijon probleme të mëdha për çdo mbrojtje.
“Nëse Harry Kane është në nivelin e tij më të mirë, ata nuk do të jenë në gjendje ta përballojnë. Ai mund t’i shkatërrojë ata dy qendërmbrojtës”, deklaroi Rooney.

Kane pritet të përballet me ish-shokun e tij te Tottenham, Cristian Romero, ndërsa në qendrën e mbrojtjes së Argjentinës pritet të jetë edhe Lisandro Martinez.

Sipas Rooneyt, lëvizjet pa top të sulmuesit të Bayern Munichut mund të jenë çelësi i suksesit ndaj mbrojtjes së kampionëve në fuqi.

“Harry është një makth për mbrojtës të këtij profili. Nëse ai i tërheq ata në pozicione ku ndihen të ekspozuar, atëherë gjithçka varet nga koha e pasimit dhe e vrapimit pas shpinës së tyre”, shtoi ai.

Kane ka realizuar gjashtë gola në Kupën e Botës 2026 dhe do të kërkojë të jetë sërish protagonist për ta ndihmuar Anglinë të eliminojë Argjentinën dhe të sigurojë një vend në finalen e madhe të turneut.

Të ngjashme

Të fundit