Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosova, arresohet një person, 3 në arrati

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se lidhur me rastin e sulmit ndaj ekipit të Klan Kosova, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një (1) person me inicialet I.R, në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas informatave fillestare, rasti ka ndodhur sot,rreth ores 11:44, në rrugën “Hamit Rexhepi”, në Ferizaj, ku disa persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht ekipin e Klan Kosova, të cilët ishin duke xhiruar në atë lagje lidhur me një çështje pronësore.

“Lidhur me këtë rast tre (3) persona të tjerë aktualisht ndodhen në arrati, ndërsa Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë duke ndërmarrë gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave tjerë të dyshuar”, ka njoftuar Prokuroria.

AGK-ja mirëpret reagimin e shpejtë të Policisë dhe Prokurorisë në Ferizaj pas sulmit, dhe bën thirrje për intensifikim veprimesh për të mbajtur përgjegjës të gjithë autorët e sulmit të papranueshëm, që cenon sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e mediave në vend,

Të ngjashme

Të fundit