28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Spitali i Pejës: Zjarri u vu qëllimshëm nga një person i maskuar, e pamë në kamera

- Advertisement -

Spitali i Përgjithshëm i Pejës, ka bërë të ditur se pas shikimit të kamerave të sigurisë u pa një person i maskuar teksa qëllimshëm e ka vënë zjarrin në sallën ku gjenden pajisjet e Teknologjisë Informative.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë është përballur me një sulm brutal dhe të tmerrshëm. Për dallim që dyshimet e para sipas ekspertizës fillestare ishte që zjarri u shkaktua nga ndonjë defekt elektrik, gjatë hetimeve dhe shikimit të kamerave të sigurisë u pa që zjarri u vua qëllimshem nga një përson i maskuar.

Qysh në orët e para pas sulmit, pas verifikimit të incizimeve në kamerat e sigurisë, e kemi kuptuar që ishte një sulm kriminal, i qëllimshëm ndaj institucionit tonë shtetëror, por pas konsultimeve me hetuesinë, nuk e kemi publikuar menjëherë këtë informacion për të mos penguar hetimet, pasi kemi qenë të sinkronizuar në tërësi me organet e rendit”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit dëmet e shkaktuara nga zjarrvënia janë të mëdha por për fat të mirë vetëm materiale.

“Në mengjesin e hershem të mërkures, rreth orës 02:20 pas mesnate, një person, sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, ka hyrë me forcë në dhomën ku janë pajisjet e Teknologjisë Informative dhe i ka vënë flakën kësaj dhome. Ky akt i paprecedent ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe ka tronditur thellë stafin dhe pacientët tanë. Megjithatë, për fat të mirë, përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur humbje jetësh apo humbje të dhënash. Ky sulm na ka goditur në zemër të veprimtarisë sonë dhe na ka bërë të ndiejmë pasigurinë që kjo situatë e krijuar nga aktet kriminale ka sjellë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu theksohet se “Në ambientet ku ka ndodhur sulmi gjendet edhe arkiva e spitalit me plot dokumente që nga themelimi i spitalit, dhe në këtë bllok të spitalit janë të përqendruar shumica e shtretërve të spitalit. Jemi me fat që zjarri është lokalizuar shpejt, sepse përndryshe do të kishim tragjedi, ngase sulmuesi rrezikoj jetën e qindra pacientëve dhe personelit tonë”.

Vlen të theksohet se fillimisht rasti ishte raportuar se zjarri është shkaktuar nga një defekt elektrik.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit