Kombëtarja e Spanjës ka shënuar gol ndaj Uzbekistanit në ndeshjen e parë të Lojërave Olimpike “Paris 2024”.
Golin për 1:0 e shënoi mbrojtësi anësor, Marc Pubill në minutën e 31’të.
Pubill shënoi nga afërisa për t’ia dhënë epërsinë kampionit aktual të Euro 2024, Spanjës.
Kujtojmë që Pubill luan te skuadra e Almerias dhe është vetëm 21-vjeçar./Indeksonline/