Spanja është kampione e botës në futboll

- Advertisement -

Spanja ka arritur të triumfoj në finalen e Kupës së Botës 2026 ndaj Argjentinës me rezultat 1-0 pas vazhdimeve ndaj Argjentinës.

Gjatë pjesës së parë ndeshja kryesisht u luajt në mesfushë deri më tani, me “Furinë e Kuqe” e cila edhe në këtë ndeshje pati posedim të vazhdueshëm, me argjentinasit që nuk lejuan shumë hapësira mbrapa dhe shkaktuan faulle të shumtë, sidomos në Lamine Yamalin.

Spanja e nisi me një iniciativë të lehtë ndeshjen, dhe pati një mundësi të mirë shënimi në minutën e pestë me Lamine Yamal, por goditja e tij u devijua dhe shkoi në duart e portierit Emi Martinez.

Ndërkohë pas këtij rasti, pati një dalje të rrezikshme të Argjentinës me Messin, por Unai Simon lëshoi portën me kohë dhe largoi topin.

Rastin më të mirë në ndeshje e pati Oyarazabal në mintuën e 39-të, i cili goditi fuqishëm drejt portës por u ndal nga Emi Martinez.

Tre minuta më vonë, edhe Marc Cucurrella e provoi goditjen por pa sukses, gjuajtja e tij shkoi pranë portës.

Në fundin e pjesës së parë, Lisandro Martinez u detyrua të dal nga loja për shkak të një dëmtimi, dhe vendin e tij e zuri Nicolas Otamendi.

Me të nisur etapa e dytë, Spanja rrezikoi me Alex Baenan, por gjuajtja ishte e lehtë për Emi Martinezin.

Spanja vazhdoi insistimin dhe në minutën e 63-të rrezikoi sërish, kësaj here me Dani Olmon por gjuajtja e tij u ndal nga Martinez dhe shkoi në korner.

Rastet nuk u ndalën, dhe Ferran Torres ishte ai i radhës që gjuajti, por goditja e tij ishte e lehtë dhe u ndal nga Martinez.

Pau Cubarsi gjuajti rrezikshëm nga jasht zone, por sërish Martinez ishte shpëtimtari i Argjentinës në minutën e 77-të.

Katër minuta më vonë, Emi edhe njëherë tjetër cilësitë e tij ku ndali një goditje të rrezikshme të Ferran Torresit me kokë.

Në minutën e tretë të shtesës, Enzo Fernandez u ndëshkua me kartonit e dytë të verdhë dhe u përjashtua pas një ndërhyrje të rrezikshme në Cubarsin.

Ndërkohë, Lamine Yamal në minutën e nëntë shtesë, gjuajti në mënyr fantastike pas gjuajtjes së lirë po u ndal nga Martinez.

Spanja nuk e ndali presionin as pas vazhdimeve, dhe në minutën e 99-të shënoi me Nico Ëilliamsin por goli u anulua për shkak të një faulli të mëhershëm të Mikel Merinos në Otamendin.

Tre minuta më vonë, Merino provoi vetë të shënoj me kokë, por gjuajtja e tij shkoi jashtë.

Me të nisur pjesa e dytë e vazhdimeve, Spanja realizoi golin e epërsisë me Ferran Torresin pas një asitimi nga Nico Williams.

Në minutën e 114-të, Ferran Torres realizoi edhe golin e dytë por kësaj here ishte pozitë jashtë loje, dhe u anulua.

Argjentina rrezikoi në minutat shtesë, por mbrojtësit spanjoll ishin në nivel. Simeone pati mundësinë më të mirë për të shënuar por një goditje e tij shkoi mbi portë.

Deri në fund, nuk pati raste tjera dhe Spanja u shpall kampione e Kupës së Botës 2026.

Ky është triumfi i dytë në histori për spanjollët.

Të ngjashme

Të fundit