8.7 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Sovranizmi populist i Kurtit

- Advertisement -

Shkruan: Besa Ismaili

Në qarqe të ndryshme antiperëndimore/antiSHBA/antiimperialiste/antiBE/ nëpër botë, aktualisht Albin Kurti është duke u festuar si një ‘Hero’, një ‘Apostull’ i sovranizmit.

Dhe me gjasë ai edhe po e shijon shumë këtë, pasi së fundmi po ka kohë të lirë dhe është shumë i pranishëm në mediat ndërkombëtare.

Por, cila është e vërteta pas sovranizmit populist të Albin Kurtit, mund të përshkruhet më së miri nga maksima: “në emër të sovranitetit kundër sovranitetit”.

Kosova kurrë, që nga pavarësia e saj, nuk ka pasur më pak sovranitet sesa këto vitet e fundit, që kur Kurti është në pushtet.

Nëse koncepti i “sovranitetit” ka të bëj edhe me institucionin kushtetues, atëhetë qeveria e Kurtit e ka shkelur Kushtetutën dhe kërcënuar institucionin disa herë.

Nëse koncepti “sovranitet” ka të bëj me institucione funksionale, atëherë e dimë që më
asnjë institucion i RKS-së nuk është funksional në veri të Kosovës. Të gjitha u pezulluan.

Nëse koncepti i “sovranitetit” ka të bëj edhe me mbrojtjen e sovranitetit dhe interesave kombëtare në aleancë me fuqitë e mëdha, atëherë Kurti edhe këtë komponent (ekzistencial për Kosovën) e ka vënë në rrezik! Dëshmi janë sanksionet e aleatit më të madh të Kosovës, SHBA-së, që largoi Kosovën nga “Defender Europe 2023”, duke paralajmëruar edhe sanksione tjera,

Me një fjalë, aty ku Serbia ka dështuar ta dëmtojë Kosovën ndërkombëtarisht, me gjithë fushatat e fuqishme shumëvjeçare që ka lansuar dhe sponsoruar, Kurti ka shtruar rrugën dhe ndihmuar.

Serbia dhe Rusia thjesht janë më të lumtura se kurrë. Dhe Vuçiqi më i shpërlarë, se kurrë.

Por, fatkeqsisht është Republika e Kosovës 🇽🇰 ajo që është më e rrezikuar se kurrë më parë, që nga çlirimi. Duke përjetuar dëme afatgjata dhe të pariparueshme brenda dhe jashtë vendit, si dhe imazhin dhe performancat më negative në të gjitha nivelet.

Por, të gjitha këto mbesin në hije, kur më i rëndësishëm del të jetë PR-i i Kurtit i cili po lulëzon në dëm të Kosovës, të ardhmes dhe qytetarëve të saj.

Megjithatë, vlen të përmendet si interesante, se si të gjitha këto qarqe dhe rrjete që po festojnë Albin Kurtin si “sovranist” kundruall SHBA-ve, vijnë nga vende që nuk e njohin Kosovën shtet i pavarur dhe sovran.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit