16.7 C
New York
Thursday, April 24, 2025

Buy now

Sot pritet të merret vendimin për shtrenjtimin e rrymës për 15%, qytetarët mbajnë protestën e dytë

- Advertisement -

Zyra e Rregullatorit të Energjisë sot pritet të vendos për propozimet për shtrenjtimin e rrymës, kurse qytetarët do të protestojnë për të kundërshtuar një gjë të tillë.

Derisa mbledhja e Bordit të ZRrE-së pritet të mbahet në ora 10:00, grupi i qytetarëve “Asnjë cent më shumë” do të protestojë në qendër të Prishtinës për të kundërshtuar rritjen e energjisë elektrike nw ora 12:00. Kjo është protesta e dytë e këtij kundër propozimeve për ngritje të tarifave të energjisë.

Organizatorët e kësaj protesta kanë ftuar qytetarët që sa më masivisht të dalin në këtë protestë.

Njëri nga organizatorët e protestave kundër rritjes së çmimit të energjisë, Luan Hasanaj, ka deklaruar se shtrenjtimi i energjisë është i padrejtë.

Në emisionin Rubikon të Klan Kosova, ai ka treguar për pasojat e ngritjes se çmimit.

Siç duket ZRRE është bërë mekanizëm në duart e KEDS dhe KESCO, të paktën në bazë të deklaratave dhe çdo gjë që ata e kanë bërë gjatë këtyre ditëve përderisa vazhdon një fushatë e madhe kundërshtuese qoftë prej organizatave, qoftë prej aktivistëve, qoftë prej bizneseve pothuajse prej të gjithëve. Nga ana tjetër ne e shohim një këmbëngulje të tyre që rritja e çmimit është e pashmangshme dhe do të ndodhë”, ka thënë Hasanaj.

Kurse, Shenoll Muharremi, njeri nga mbështetësit e protestës kundër shtrenjtimit të rrymës, ka vlerësuar se protesta e sotme është në interes të qytetarëve.

“Po qajo protestë… ka qenë një emocion i fortë, pozitiv, që të jep ndjenjën që po ban diçka për këtë vend. Po mundohesh me mbrojt diçka që quhet interes publik. Që nuk është as i imi, as i yti… po diçka e krejt neve bashkë”, ka shkruar Muharremi në profilin e tij në “Facebook”.

Protesta e parë kundër shtrenjtimit të rrymës është mbajtur të shtunën e kaluara.

Presidenca dhe opozita kundër shtrenjtimit të rrymës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, opozita dhe shoqëria civile e kanë kundërshtuar propozimin për shtrenjtimin e rrymës.

Një ditë para ditës kur pritet të merret vendimi për shtrenjtim, opozita ka rikonfirmuar qëndrimin e saj për këtë çështje.

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vlerësuar se qeverisë në detyrë nuk po intereson kjo çështje.

VV po flet vetëm për numra. Flitet për numra deputetësh, për poste e pazare, por harrohen numrat që i ndiejnë përditë qytetarët tanë: numrat në fund të faturës së energjisë elektrike, numrat që formojnë çmimin e bukës, vajit, miellit, qumështit. Këto janë numrat që kanë rëndësi. Këto janë numrat që vendosin nëse një familje do ta përballojë muajin, apo do të duhet të zgjedhë mes ngrohjes dhe ushqimit. Nesër, ZRRE do të vendosë për këta numra. Dhe çdo vendim i tyre do të prekë secilin prej nesh. Asnjë cent më shumë. Asnjë”, ka shkruar Çitaku në profilin e saj në “Facebook”.

Edhe nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se kjo çështje do ta prek çdo qytetarë të Kosovës.

Nesër pritet që ZRRE të marrë vendimin përfundimtar lidhur me tarifat e energjisë, andaj përtej koalicioneve, numrave e formulave qeverisëse, kjo është një çështje që prek çdo qytetar e çdo familje dhe godet drejtpërdrejt ekonominë e vendit tonë. Lidhja Demokratike e Kosovës është kundër çfarëdo vendimi për ngritje të çmimit të enegjisë elektrike. Ky nuk është thjesht një vendim teknik i një institucioni “të pavarur”. Ky vendim është goditje e radhës për standardin e jetës, për fuqinë blerëse të qytetarëve dhe për bizneset në Kosovë”, ka shkruar ajo, duke e kundërshtuar këtë propozimin për ngritje të tarifave.

Në këto katër vite qeverisje, energjisë i është dyfishuar çmimi, tani po pritet edhe ngritja e radhës. ZRRE duhet të pezullojë çdo vendim deri në konstituimin e Kuvendit, në mënyrë që bordi t’i raportoj dhe të justifikoj propozimin e tyre para atyre që i zgjedhin – deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo.

Qeveria e Kosovës është pajtuar me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Të ngjashme

Të fundit