Sot “ndalet” bota, nis Kupa e Botës!

- Advertisement -
Sot ngrihet perdja e edicionit të 23-të të Kupës së Botës në futboll, turneut më prestigjioz në planet, i cili për herë të parë në histori organizohet nga tri shtete pritëse: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika dhe Kanadaja.

Ndeshja hapëse e Kampionatit Botëror do të zhvillohet në Mexico City, ku kombëtarja e Meksikës do të përballet me Afrikën e Jugut, duke shënuar fillimin e një muaji emocionesh, rivaliteti dhe feste futbollistike.

Ky Botëror do të jetë historik edhe për faktin se për herë të parë do të marrin pjesë 48 kombëtare, duke e rritur numrin e ndeshjeve në 104 dhe duke i dhënë mundësi më shumë vendeve të ëndërrojnë suksesin në skenën më të madhe të futbollit.

Miliona tifozë nga e gjithë bota do t’i kenë sytë drejt Amerikës së Veriut, ndërsa yjet më të mëdhenj të futbollit do të kërkojnë lavdinë dhe trofeun më të çmuar në sportin më popullor në botë.

Finalja e madhe e Kupës së Botës 2026 do të zhvillohet më 19 korrik, duke kurorëzuar kampionin e ri të botës pas 39 ditësh garë intensive.

Të ngjashme

Të fundit