Barcelona ka vendosur të investojë në të ardhmen duke aktivizuar klauzolën e blerjes për sulmuesin egjiptian Hamza Abdelkarim, i cili ishte transferuar në janar nga Al Ahly në formë huazimi. Klubi katalanas do të paguajë 1.5 milionë euro, plus bonuse të ndryshme, për të siguruar përfundimisht shërbimet e 18-vjeçarit.
Abdelkarim ka bindur drejtuesit e Barcelonës me paraqitjet e tij pas mbërritjes në Spanjë, duke treguar potencial të madh fillimisht me Barça Atletic dhe më pas me ekipet e moshave të klubit. Performancat e tij kanë bërë që drejtuesit blaugrana të mos hezitojnë dhe të aktivizojnë opsionin e blerjes.
Sulmuesi egjiptian konsiderohet një nga talentet më premtues të futbollit afrikan dhe Barcelona beson se ai mund të jetë një projekt i rëndësishëm për të ardhmen, me mundësi që në vitet e ardhshme të afrohet edhe me ekipin e parë të drejtuar nga Hansi Flick.







