Sot (e hënë) do të tentohet për herë të 29 të konstituohet Kuvendi i Kosovës.
Vazhimi i seancës konstituive është paraparë të nis në orën 11:00.
Kuptojmë se të shtunën ka dështuar për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit.
Kjo pasi kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari e kishte hedhur në votim komisionin për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë, përmes të cilit do të zgjidhej kryeparlamenti, megjithatë i njëjti ka dështuar të merrte përkrahjen nevojshme nga partitë.
Për kanë votuar 48 deputetë, ndërsa kundër dhe abstenim s’ka pasur asnjë.
Seanca e radhës do të mbahet nesër në ora 11:00.