Superliga vazhdon edhe sot me xhiron e tetë, e cila njëkohësisht shënon fillimin e rrethit të dytë të kampionatit.
Një nga duelet më të rëndësishme zhvillohet në Suharekë, ku Golden Eagle Ylli pret Bashkimin.
Therandasit vijnë pas fitores ndaj Rahovecit 029 dhe kanë bilanc prej katër fitoresh e tri humbjesh, ndërsa prizrenasit kryesojnë renditjen me gjashtë fitore dhe vetëm një humbje.
Në takimin e parë sezonal ndërmjet këtyre skuadrave, Bashkimi kishte triumfuar me rezultat 96:60, ndërsa Ylli do të kërkojë rezultat tjetër para tifozëve vendas.
Kampionia në fuqi, Trepça, pret Rahovecin 029 në palestrën “Minatori”. Mitrovicasit kanë regjistruar katër fitore radhazi në kampionat dhe synojnë ta vazhdojnë këtë seri edhe ndaj rahovecasve.
Takimi i parë ndërmjet këtyre skuadrave, në hapje të sezonit, kishte përfunduar me fitoren e Trepçës 106:101, pas një ndeshjeje të luftuar deri në fund.






