Sonte luhet “El Clasico”: A do të vuloset titulli në La Liga?

- Advertisement -

Mbrëmja e sotme premton spektakël, emocione dhe histori në futbollin botëror. Sytë e gjithë tifozëve do të jenë të drejtuar nga Barcelona dhe Real Madrid, teksa dy gjigantët spanjollë përballen në një tjetër kapitull të zjarrtë të “El Clasicos”, derbit që ndalon kohën dhe ndez pasionin e miliona njerëzve në mbarë globin.

Për herë të parë pas tre vitesh, kjo supersfidë rikthehet në mitikun Camp Nou, aty ku atmosfera pritet të jetë elektrizuese.

Takimi i 10 majit ka një rëndësi të jashtëzakonshme për katalanasit, pasi një fitore ndaj rivalëve të përbetuar do t’i siguronte matematikisht Barcelonës titullin e 29-të kampion. Në anën tjetër, Reali synon të prishë festën e madrilenëve dhe të tregojë edhe një herë forcën në sfidën më të madhe të futbollit spanjoll.

Historia e “El Clasicos” mbetet ndër më të ekuilibruarat në botë. Deri më tani, Real Madridi numëron 106 fitore, Barcelona 105, ndërsa 52 përballje janë mbyllur në barazim, çka e bën edhe më dramatike sfidën e kësaj mbrëmjeje.

Ndeshja do të nisë në orën 21:00.

Të ngjashme

Të fundit