Polemika të shumta janë bërë pas zbulimit të shtatores së ish-kryeministrit britanik Tony Blair në Ferizaj.Skulptura u zbulua të mërkurën në qytetin e Ferizajt, ndërsa disa kritika u bënë nga mediat britanike, ku pohuan se shtatorja më shumë i ngjanë aktori australian, Jason Donovan, transmeton Telegrafi.
Skulptori, Agon Qosja, krijues i shtatores së Tony Blairit, iu ka përgjigjur kritikave të mediave britanike, duke thënë se të gjithë kemi një person që ngjasojmë.
“Të gjithë ne e kemi një person që i ngjajmë. Shtatorja është shumë mirë e realizuar, dhe i ngjanë krejt Tony Blairit”, ka thënë Qosa për Radio Dukagjinin.
Tutje, ai ka treguar se personat që e kanë porositur krijimin e saj, e kanë përcjellur në vazhdimësi punën që ka bërë, dhe së komuna i ka dhënë lejen për vendosjen e saj.
Për më tepër, tha se ambasadori britanik, në ditën e përurimit të shtatores në Ferizaj, ka pasur lëvdata të mëdha për punën e tij.
“Ambasadori ka thënë që sikur të kishte qenë Tony Blair këtu e ta shihte shtatoren, do të ishte shumë i lumtur”, thotë Qosa.
Ndryshe, shtatorja u punua me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës.