Skenderaj nderon me akademi përkujtimore jetën dhe veprën e luftëtarit të UÇK-së, Ali Ngucati

- Advertisement -

Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është mbajtur Akademia Përkujtimore në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Ngucati, nga fshati Polac.

Në këtë akademi morën pjesë kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, Rifat Jashari, nënkryetari i komunës, Fadil Nura, zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Enver Cikaqi, si dhe përfaqësues të institucioneve, familjarë, miq dhe bashkëvendës të të ndjerit.

Ali Ngucati u kujtua për kontributin e tij gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, si dhe për shërbimin e tij në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Përveç angazhimit të tij në shërbim të atdheut, ai u vlerësua edhe për modestinë, urtësinë, punën e palodhshme dhe karakterin njerëzor, cilësi që, sipas të pranishmëve, e bënë një figurë të respektuar në mesin e familjarëve dhe bashkëvendësve

Të ngjashme

Të fundit