25.4 C
New York
Wednesday, July 24, 2024

Buy now

S’kalon kërkesa e opozitës që tri projektligje të hiqen nga rendi i ditës

- Advertisement -

Partitë opozitare, nuk i patën votat për t’i hequr nga rendi i ditës projektligjet për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) dhe Ligjin për Zyrtarët Publikë, raporton EO.

Partia Demokratike e Kosovës kërkoi që nëpërmjet një rezolute, Qeveria t’i largojë këto tri projektligje, derisa këtë e mbështeti edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Shefi i Grupit parlamentar të PDK, Abelart Tahiri, ka thënë se kërkojnë që këto projektligje të tërhiqen nga rendi i ditës.

“E ftojmë qeverinë që këto tri projektligje të tërhiqen, dhe të bashkëpunojmë. Në propozojmë që ky mocion të jetë pikë e parë”, ka thënë ai.

Shefi i GP të LDK, Arben Gashi, ka thënë se këto projektligje kanë përmbajtje anti-Kushtetuese.

“Vlerëson që mocioni është i arsyeshëm dhe këto tri ligje kanë përmbajte anti-Kushtetuese dhe duhet të tërhiqen nga rendi i ditës dhe Kuvendit  mos ti votoj. Të mos shqyrtohen në lexim të dytë”, ka thënë ai.

Shefi i GP të AAK, Besnik Tahiri, tha se qeveria përmes këtyre  ligjeve po dëshiron që ti kap këto institucione.

“Si opozitë mendojmë që kjo mundet me qenë në ndonjë seancat më të dëmshme të kësaj legjislature. Do të krijojnë dëme afatgjate”, ka thënë ai.

E Deputeti i VV-së Adnan Rrustemi, ka thënë se këto projektligje përmbushin standarde më të mira ndërkombëtare.

“Të tri projektligjet kanë ndjekur secilën procedurë më palët e interesit. Është e pa shembullt që deputetët e opozitës nuk bëjnë as një propozim dhe vijnë në seancë plenare dhe kërkojnë që të tërhiqen. Përmbushin standardet më të mira ndërkombëtare”, ka thënë ai

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit